Dhuna barbare në Krujë, Kreshnik Spahiu tregon se çfarë do të kishte ndodhur nëse sherri nuk do ishte me video

Shqipëria

Dhuna barbare në Krujë, Kreshnik Spahiu tregon se çfarë do të kishte ndodhur nëse sherri nuk do ishte me video

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:07
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë, ku të afërm të ish-deputetit të PS, Ramazan Rrahja dhunuan në mënyrë brutale 2 anëtarë të fisit Maja, nga e njëjta zonë.

Sipas Spahiu, nëse ngjarja nuk do të ishte filmuar e më pas përhapur në rrjetet sociale, nuk do të kishte ndodhur asnjë nga lëvizjet politike që e pasuan, që nga dorëheqja e deputetit të PS deri të shkarkimi i ministrit të Brendshëm.

“Nëse kjo ngjarje nuk do ishte filmuar me video, nëse nuk do ishte filmuar nga këta kriminelët, e kam me shumë dyshim që reagimi i qeverisë do ishte kaq radikal. Do kishe kaluar si një ngjarje që edhe ka ndodhur, edhe s’ka ndodhur, do mohohej.

Këtë dyshime kam edhe për shumë ngjarje. Edhe për Safet Gjicin, nëse nuk do ishte me video nuk do shkarkohej. Mendoj se marrëdhënie seksuale në zyrë kryejnë shumica e zyrtarëve të Shqipërisë, por nuk disponohen prova”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat