Apartamenti në Gjirokastër përfshihet nga flakët, zjarri shkrumbon gjithçka brenda banesës

Shqipëria

Apartamenti në Gjirokastër përfshihet nga flakët, zjarri shkrumbon gjithçka brenda banesës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Nje zjarr i madh ka shkrumbuar një apartament në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur para 30 minutave ku si pasojë e një falso kontakti ne linjën e korrentit, ka marrë flakë fillimisht kasa elektrike e apartamentit e me pas e gjithë shtëpia duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar PMNZSH dhe u arrit të vendoseshin nën kontroll flakët e mëdha.

Veç dëmeve materiale nuk ka patur dëme në njerez. Apartamenti ndodhet në katin e dytë përballë godinës së Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Banesa i përket shtetasit Sandri Toska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat