SPAK kërkoi arrestimin, avokati i Ahmetajt pranon se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri

Shqipëria

SPAK kërkoi arrestimin, avokati i Ahmetajt pranon se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:53
Arben Ahmetaj

Avokati i ish-ministrit Arben Ahmetaj, Henrik Ligori ka pranuar se ai nuk ndodhet në Shqipëri.

Rrëfimi i avokatëve vjen pasi SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend po zhvillohet mbledhje lidhur me mandatin e Ahmetajt.

Ahmetaj akuzohet për disa vepra penale lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ai ku dyshohet se përmes vendimeve të tij ka favorizuar biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët janë të shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat