Zjarri te Unaza e Re, policia jep informacione: 36-vjeçari u konfliktua me babain

Shqipëria

Zjarri te Unaza e Re, policia jep informacione: 36-vjeçari u konfliktua me babain

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:52
Zjarri

Policia e Tiranës ka dhënë informacion për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re që shkaktoi panik te qytetarët.

Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat