“Plazh i lirë”/ Kishte zaptuar bregdetin në Sarandë, ndiqet penalisht pronari

Shqipëria

“Plazh i lirë”/ Kishte zaptuar bregdetin në Sarandë, ndiqet penalisht pronari

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 10:42
Foto nga vendi i ngjarjes

20 çadra dhe 40 shezlongë janë hequr nga Autoriteti Kombëtari i Bredetit në plazhin “Pasqyrat” në Sarandë.

Nga operacioni “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, çadrat janë hequr pasi pronari i tyre i kishte vendosur pa lejen e bashkisë.

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për F. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Operacioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat