Eurodeputeti grek mesazh nga Himara: Lironi Fredi Belerin, po pengoni anëtarësimin në BE

Shqipëria

Eurodeputeti grek mesazh nga Himara: Lironi Fredi Belerin, po pengoni anëtarësimin në BE

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:22
Eurodeputeti grek mesazh nga Himara: Lironi Fredi Belerin, po pengoni anëtarësimin në BE

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, ka qenë prezent këtë të martë në Himarë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët e Himarës.

Kefalogianis në fjalën e tij ka përcjell fillimisht mesazhet e kryeministrit Mitsotakis, drejtuar qytetarëve, teksa më pas ka folur për dy prej çështjeve më të nxehta të kohëve të fundit, arrestimi i Fredi Belerit si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Njëkohësisht kryetari i komisionit për asosimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka kërkuar edhe njëherë nga Himara lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Gjithashtu ai është shprehur se mënyra se si kjo çështje po trajtohet, do të ketë ndikimin e saj në rrugën e Shqipërisë drejt Be-së.

Sipas tij Greqia, këtë çëshjte e ka diskutuar tashmë në parlamentin europian teksa konkluzionet që do të nxirren nga parlamenti europian për mënyra se si ajo po trajtohet do të kenë gjithashtu ndikim në rrugën e  Shqipërisë drejt BE-së.

‘’’Bashkë me zonjën ambasadore greke, kisha gëzimin dhe nderin të takoja Fredi Belerin brenda burgut, dhe pash aty një politikan, burrë të vërtetë. Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa.Do të luftoj për të drejtat e Himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qenë kryebashkiaku juaj. Dua t’ju them se Himarjotët janë në zemrën e të gjithë grekëve, mbi të gjitha të parit të tyre, Mitsotakis. Kyzeministri ju shpreh respektin e tij më të madh për qëndresën që ju po bëni në këtë çështje. Nuk harrojmë që në vitet e vështira, në regjimet strikte të Shqipërisë, himarjotët ditën të thoshin jo.Të gjithë e dinë historinë e Himarës dhe luftën që kanë bërë himarjotët. Dimë forcën e shpirtit të tyre.Kjo është gjëja që duhet për të çuar këtë çështje përpara.

Këtu sot nuk kemi ardhur për të treguar historinë, këtu kemi ardhur për të diskutuar, zgjidhur çështjen e Fredi Belerit. Lirimin nga burgu të Fredi Belerit kryeministri e ka vënë shumë lartë në axhendën e tij, i ka dhënë prioritet maksimal.Madje edhe fjala e tij e para që mbajti në këshillin ballkanik në Lituani, ishte pikërisht çështja e Fredi Belerit. U bë gjithashtu mbledhja e NATO-s edhe aty kërkuan që Fredi Beleri të lirohet sa më shpejtë.Edhe në Bruksel u bë votimi nga të gjithë eurodeputetët, nëse duhet të lirohet ose jo Fredi Beleri dhe shumica prej tyre dhanë aprovimin e tyre.Në parlamentin evropian, mund tju them që prej shumë kohësh, të gjithë e dinë madje edhe problemin e pronave tuaja. Fredi Beleri është kujdesur ti informoj të gjithë.Madje të gjithë në Greqi e kanë kuptuar qartë arsyen përse vjen ky problem.

Në parlamentin europian janë diskutuar gjithashtu çështja e lirimit të Fredi Belerit, marrja e detyrës së tij, mbajtja peng e pronave tuaja, si dhe çështja e minoritetit. Çështja e Himarës nuk është më një çështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha.Nuk është më një çështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare,është tashmë një çështje europiane që diskutohet edhe aty.Si cështje europiane, do përballohet si e tillë.

Kjo cështje do të ketë tepër rëndësi në anëtarësimin e Shqipërisë në bashkimin europian. Si një komb i zbatimit të të drejtave të njeriut.Për këtë çështje dhe trajtimin e saj, do të japi konkluzione edhe këshilli europian, ku marrin pjesë kryeministrat dhe gjithë shtetet euopiane.Ky këshill europian çdo vit thotë se cili është përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt Be-së.Aty do të diskutohen të gjitha, teksa konkluzionet që do të nxirren në disa çështje si liria e shprehjes, përparimi demokracisë, zbatimi i të drejtave të njeriut, do të kenë rëndësi gjithashtu në rrugën europiane të Shqipërisë.Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në Be, Greqia ka ndikim të madh në këshillin europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto çështje trajtohen, por edhe për rrugën e Shqipërisë në BE “.

Në këtë takim eurodeputeti grek, Kefalogianis, ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja greke në Shqipëri, Konstandina Kamici, si dhe kryetari i Omonias, Vasilis Kajos. Në krah të tyre qëndronte gjithashtu djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat