Çështja “Gërdeci”/ Mediu: Po përdoret Politikisht! Kam kërkuar të pyetem

Shqipëria

Çështja “Gërdeci”/ Mediu: Po përdoret Politikisht! Kam kërkuar të pyetem

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:06
Kreu i Partisë Republikane, Ftamir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Ftamir Mediu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për çështjen e “Gërdecit”, ku akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.

Mediu u shpreh se çështja e ‘Gërdecit’ po përdoret politikisht dhe se megjithatë ai nuk i është shmangur përgjegjësisë. “Unë kam kërkuar që të pyetem nga Prokuroria dhe nuk jam pyetur”, u shpreh më tej kreu i PR-së.

“Kërkuam gjykim të shkurtuar sepse procesi u nis në mënyrë të paligjshme dhe çështja është parashkruar dhe ka një vendim të gjykatës që thotë se nuk ka pezullim të parashkrimit siç ka interpretuar Apeli. Duam analizë të qartë të provave.

Një nga problemet e mëdha të asaj qeveria është mungesa e analizës për atë që ka ndodhur. Por ndoshta për shkak të procesit hetimor dhe konotacionit politik që mori, nuk u bë. Jo të gjitha vendet ishin dashamirëse ndaj qeverise, sepse në atë kohë po bëhej anëtare e NATO-s. Nuk mendoj se Shqipëria është një ishull i veçuar dhe ka interesa të qarta të vendeve që janë kundër NATO. Por ti lëmë mënjanë këto insinuata, por të merremi me veprimet. Ka një informacione për prezencë të disa serbëve në fabrikën e demontimit, pse kanë ardhur apo kur kanë ikur? Ka disa kamera që kanë filmuar në kohë reale, ka një seri rrethanash që kanë nevojë për analizë. Ata që kanë bërë hetimin s’kanë pasur interes për të analizuar çdo detaji dhe verimi. Një grup ekspertësh amerikanë thonë se nuk mund të ndodhte shpërthimi vetëm nga saldimi.

Unë nuk po mohoj gjetjet, por si ka ndodhur është detyrë dhe duhet vlerësuar. Për mua është një nga ngjarjet më të rënda në një moment të rëndësishme për vendin, që nuk do uroj kurrë të ndodhte. nëse

Avokatit të familjarëve i bëj thirrje të bëj avokatin dhe jo politikanin. Kërkova shqyrtimin në çdo lloj rrethane. Raportin e përgjegjësisë morale unë e mora kur se ka marrë askush tjetër.

Në lidhje me drejtësinë shqiptare nuk besoj se gjërat kanë ndryshuar, megjithatë jam përpjekur ti shmangem populizmit dhe uroj që Shqipëria të ecë në një drejtësi të pavarur. Të flas për çështjen time konkrete, që vazhdohen me aludime dhe gjyqtarit ti jepet e drejta të bëjë një nen të ri… nuk bën gjyqtari një nen të ri, por gjyqësori e adreson çështjen te Parlamenti. Këto janë diskutime të vështira për tu absorbuar.

Unë kam kërkuar që të pyetem nga Prokuroria dhe nuk jam pyetur. Unë nuk u jam shmangur në asnjë moment këtij procesi. Unë do bëj luftën time dhe jam krenar për detyrën që pak pasur si ministër i mbrojtjes”, u shpreh Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat