Debati për Gardën/ Bardhi: Meqë ju vjen keq, hajde t’iu dyfishojmë rrogën

Shqipëria

Debati për Gardën/ Bardhi: Meqë ju vjen keq, hajde t’iu dyfishojmë rrogën

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:51
Gazment Bardhi

Pas debateve për praninë e Gardës së Republikës në foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi propozoi që atyre t’iu rritej rroga.

Kjo erdhi pasi fjalës së deputetit të PS-së, Denis Deliu që u solidarizua me punën e gardistëve, pasi dikur kishte qenë i tillë.

Bardhi: Meqë ju dhimbsen punonjësit e Gardës, hajde të fusim sot në rend të ditës projektligjin për rritjen dhe dyfishimin e pagave të tyre.

Braçe: I vuri pikat mbi i zotëria. Kur bëhet fjalë për rrogat, voton kundër, pastaj pendohet dhe kërkon të votojë pro.

Shalsi: Flamur sapo më erdhën disa sms nga garditsë. E dinë fare mirë se nëse do të ishe shqetësuar për këta gardistë, do kishte marrë iniciativën. Këtu ka disa deputetë të rinj…..je simboli i….ato që dëgjojnë mos i merr si budallenj. Këtu ka deputetë të rinj që nuk kanë kurseu. Nëse do të shqetësoheshit, do të kishit marrë disa iniciativa. Një pjesë e mirë e juaj, i bashkon halli. S’kanë lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat