“Me Airbnb bëhet nami”, Rama: Tirana, ‘magnet’ për turistët

Shqipëria

“Me Airbnb bëhet nami”, Rama: Tirana, ‘magnet’ për turistët

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 10:37
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në podcast-in e tij të fundit për këtë sezon ku kishte të ftuar kampionin e karatesë, Albin Karaqin, tha se Tirana tashmë është kthyer në një  ’magnet’’ për turistët.

“Tirana është bërë dhe shumë, shumë magnet për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Ti ke ardhur në 2005.

Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha pas aeroportit komunist që ishte, dhe në 2013-tën, në aeroportin e Tiranës kishte rreth 300-350 mijë pasagjerë.

Këtë vit jemi midis 6.5 dhe 7 milionë pasagjerë dhe praktikisht jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin, domethënë që ka një aeroport të madh. 6.5-7 milionë është diçka e pamendueshme deri disa vite përpara dhe kjo vetëm në aeroport dhe me aeroportin e Vlorës, do të rritet edhe më shumë sepse shumë njerëz që duan të vizitojnë Shqipërinë, sidomos zonën e Jonit, llogarisin kohën dhe nuk është shumë komode, por Tirana është bërë një vend ku me Airbnb bëhet nami, në gjithë Shqipërinë bëhet nami sot që flasim”, tregoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat