​Shkatërruesi i raketave i SHBA-së mbërriti në Shqipëri

Shqipëria

​Shkatërruesi i raketave i SHBA-së mbërriti në Shqipëri

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 21:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Shkatërruesi i raketave të komanduara të SHBA-së, mbërriti në Shqipëri për një vizitë portuale të rëndësishme.

Kështu ka shkruar Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Niko Peleshi.

Sipas tij, kjo vizitë është një tregues i angazhimit të SHBA për të thelluar partneritetin me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes dhe për të ndihmuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Komandanti i USS Ramage, #TimYuhas, bëri një prezantim mbreslënës për marinën shqiptare te homologët e tij, duke theksuar se marrëdhënia midis dy vendeve është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat