Pogradec/ Arrestohet 55 vjeçari për ngacmim seksual

Shqipëria

Pogradec/ Arrestohet 55 vjeçari për ngacmim seksual

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec 1 ditë më parë. Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit.

Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten.

Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar dushe në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga 55 vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim dushesh diellorë.

Tashmë pas 3 vitesh ai bie sërish në prangat e policisë sërish me të njëtën akuzë atë të ngacmimit seksual.

Mësohet se ai është shoqëruar në paraburgimin e Korçës nga ku më pas do të njihet në vazhdim me masën e sigurisë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat