Dhunonte vazhdimisht bashkëshorten dhe e kanosi me jetë, arrestohet 64-vjeçari në Kurbin

Shqipëria

Dhunonte vazhdimisht bashkëshorten dhe e kanosi me jetë, arrestohet 64-vjeçari në Kurbin

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:31
Kurbin

Arrestohet 64-vjeçari Gj.Gj për dhunë në familje. Policia e Kurbinit bën me dije se 64-vjeçari ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij duke e kanosur edhe për jetën.

64-vjeçari u shpall në kërkim pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, ndërsa gjatë kontrollit në banesë 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Kurbin/Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit Gj. Gj., 64 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas u shpall në kërkim pas denoncimit nga bashkëshortja e tij se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur atë për jetën. Gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat