Vajza e ish-presidentit Trump bashkë me Ramën vizitojnë Muzeun “Shtëpia me Gjethe”

Shqipëria

Vajza e ish-presidentit Trump bashkë me Ramën vizitojnë Muzeun “Shtëpia me Gjethe”

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 09:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka patur vizitorë të veçantë. Vajza e ish-presidenti Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me bashkëshortin kanë zgjedhur të shohin nga afër muzeun. Ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë vizitës, çifti amerikan la  një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa veçuan mikpritjen shqiptare, si një vlerë e veçantë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe".

Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:

"Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!".

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:

"Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat