Megaoperacioni i SPAK/ Zogaj: Rama ministrat e arrestuar i prezantonte si 'yje'

Shqipëria

Megaoperacioni i SPAK/ Zogaj: Rama ministrat e arrestuar i prezantonte si 'yje'

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 20:37
SPAK

Në emisionin “Frontline”, Preç Zogaj komentoi aksionin e SPAK, i cili lëshoi 15 urdhër-arreste për zyrtarë, policë dhe biznesmenë si dhe personazhe të njohura të botës së krimit. Gjithashtu Zogaj u shpreh se krimi në Shqipëri nuk ia del dot pa mbështetjen qeveritare.

“Krimi në Shqipëri nuk ia del dot pa mbështetjen qeveritare. pra krimi është rritur e fuqizuar me mbështetje qeveritare dhe kjo është simbioza që ka shoqëruar historinë e viteve të fundit të vendit. Sot kemi një tjetër dëshmi se SPAK është i pandikuar nga qëndrime politike dhe është fokusuar tek krimi. Aty ku është krimi atu po fokusohet SPAK. Duhet të goditet të shkojë në gjykatë, pra është një rrugë e gjatë”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Preç Zogaj shtoi se këto goditje të SPAK, e kanë dobësuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama nuk mund ta ndikojë SPAK-un. Natyrisht që ka bërë përpjekje që të ketë akses, por ka marrë fund me zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK. Zgjedhja e zotit Dumani në krye të SPAK që kishte mbështetje amerikane ka shënuar një kthesë, pra ka krijuar edhe një frymë tjetër.

Pra Rama e ka humbur mundësinë për ta ndikuar SPAK, ndoshta mund të informohet pak më herët, por jo të ketë ndikim. SPAK nuk do të dijë kush është kryeministri apo shefi i opozitës. Deri më sot ministrat e tij që janë në kërkim apo të arrestuar, janë prezantuar nga Rama si yje. Kur krimi është kaq masiv në sferat e larta, edhe kryeministri nuk mund të jetë dorëjashtë”, tha ndër të tjera Preç Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat