Zogaj flet për shkarkimin e Gjiknurit: Rama mbajti qëndrim pasi e kuptoi se ai ishte i përfshirë tek inceneratorët

Shqipëria

Zogaj flet për shkarkimin e Gjiknurit: Rama mbajti qëndrim pasi e kuptoi se ai ishte i përfshirë tek inceneratorët

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 20:53
Preç Zogaj tha se ndryshimet brenda kabinetit nuk do të sjellin ndonjë gjë të re.

Në emisionin “Frontline”, Preç Zogaj analizoi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS që u zhvillua ditën e mërkurë. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Preç Zogaj tha se ndryshimet brenda kabinetit nuk do të sjellin ndonjë gjë të re.

“Rama ka parë që zoti Gjiknuri është në këtë karrocelin e inceneratorëve, është një karrocel që vërtitet dhe nuk dimë se çfarë do të ndodhë më tej. Është një parti që po përballohet me sfida që nuk i ka menduar, hetime që kanë në fokus funksionarë të lartë”, u shpreh më tej ai.

Pyetje: A e lëshoi për drejtësi Edi Rama, Damian Gjiknurin?

Preç Zogaj: Ai ka mbajtur qëndrim. Rama po të ishte për t’i lëshuar do t’i lëshonte me kohë sepse këta e kanë treguar me kohë që nuk janë në rrugën e duhur dhe që një pjesë prej tyre janë të korruptuar. Nuk kishte nevojë për të pasur në tavolinë fakte. Ndryshimet brenda kabinetit nuk është se sjellin ndonjë gjë të re, apo shpresë së do të vijë dikush për të bërë mrekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat