Kreshnik Spahiu zbulon marrëveshjen e fshehtë të Ramës, Berishës dhe Metës: Këta të tre janë të paprekshëm

Shqipëria

Kreshnik Spahiu zbulon marrëveshjen e fshehtë të Ramës, Berishës dhe Metës: Këta të tre janë të paprekshëm

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:07
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbrojnë njëri-tjetrin nga SPAK-u.\

Sipas Spahiut, Prokuroria e Posaçme mund të prekë këdo përveç tre liderëve politikë.

“SPAK-u sot ka kapacitetin dhe kurajën për të proceduar 3 milionë shqiptarë, kush ka kryer vepër penale, në politikë apo jashtë politikës. 3 milionë shqiptarë e ka kurajën për t’i proceduar, vetëm 3 janë të paprekshëm. SPAK-u nuk do procedojë 3 njerëz, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta.

Të gjithë të tjerët pastaj, përjashto familjet e këtyre, gratë dhe kalamajtë, gjithë të tjerët mund t’i procedojë. Unë mbetem i mendimit që ata janë të paprekshëm prej një marrëveshje që kanë me njëri-tjetrin. Rama, Berisha dhe Meta janë tre personazhe që mbajnë peng politikën dhe ruajnë njëri-tjetrin në raport me ndërkombëtarët dhe në raport me drejtësinë shqiptare", u shpreh Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat