Gazetari: Rama po përpiqet të shpëtojë partinë nga rënia, ka shumë skandale

Shqipëria

Gazetari: Rama po përpiqet të shpëtojë partinë nga rënia, ka shumë skandale

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:47
Mentor Kikia

Mentor Kikia tha në një intervistë për Euronews Albania këtë të premte se kryeministri Rama po përpiqet të shpëtojë partinë e tij nga skandalet.

Ai tha se Rama është duke tentuar të bëjë “shpërthime” të kontrolluara duke larguar nga funksionet brenda Partisë Socialiste persona të cilët mund të vihen apo janë vënë nën lupën e drejtësisë. Në këtë formë sipas tij kryeministri Rama i tregon publikut të gjerë se ai nuk i  mbron personat e korruptuar por i shkarkon në mënyrë që t’ia lërë në dorë SPAK-ut.

Megjithatë theksoi Kikia, duke përmendur rastin e Arben Ahmetaj, në këtë formë kryeministri jo vetëm që krijon në publik perceptimin se nuk mbron askënd, por heq edhe çdo përgjegjësi nga vetja.

“Rama është duke tentuar të bëjë shpërthime të kontrolluara duke i shembur ndërtesat që sipas tij janë të dëmtuara një e nga një për të mos krijuar shumë dëme në ngrehinën e tij politike.

Natyrisht në luftën për pushtet nuk ka mëshirë dhe sado aleat të kenë qenë, në momentin kur dikujt i rrezikohen pozitat aleati dëbohet menjëherë siç ka ndodhur e më herët.

Unë mendoj se Edi Rama është duke u përpjekur të shpëtojë jo thjesht qeverinë, por partinë e tij nga një rënie e sigurt nga pushteti për shkak të valës së skandaleve dhe në këtë mënyrë është duke i larguar njerëzit të implikuar drejtpërdrejt ose jo në mënyrë që t’i krijojë bindjen publikut që qeveria është në rregull, ata që futën duart në kazanin e korrupsionit u dëbuan dhe qeveria është në rregull.

Në këtë mënyrë krijohet perceptimi se qeveria nuk po i mbron këta njerëz por i shkarkon dhe po ia lë në dorë prokurorisë e SPAK-ut që të bëjë punën e saj”,-tha gazetari Mentor Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat