U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, ndiqet penalisht 33-vjeçari

Shqipëria

U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, ndiqet penalisht 33-vjeçari

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 21:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht sot në Librazhd, pasi u kap duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat, në fshatin Katjel, kapën shtetasin K. T., 33 vjeç, duke transportuar me automjetin kamion, 12 m3 lëndë drusore, pa dokumenntacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. T., për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat