Pallati në Shëngjin furnizohej në mënyrë të paligjshme me energji, kallëzohet penalisht subjekti dhe ndërpriten dritat

Shqipëria

Pallati në Shëngjin furnizohej në mënyrë të paligjshme me energji, kallëzohet penalisht subjekti dhe ndërpriten dritat

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:39
Shëngjin

OSSH ka proceduar një subjekt, i cili do të ndiqet penalisht si dhe i është ndërprerë energjia një pallat në Shëngjin që furnizohej me energji elektrike pa leje.

Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh në zonën bregdetare, i cili kishte bërë lidhje energjie të paligjshme.

NJOFTIMI I OSHEE

Një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme me energjinë elektrike, dhe ndaj subjektit privat u mor masa administrative dhe kallëzim penal.

Vijojnë kontrollet e strukturave të OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit. Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.

Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente. OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat