Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, plagoset shoferi në Maliq

Shqipëria

Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, plagoset shoferi në Maliq

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar pak momente më parë në aksin Korçë-Pogradec  në afërsi të urës së Maliqit.

Shtetasi me iniciale L.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosje.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat