Aksidenti në Fier, përplasen dy automjete, policia: 10 të lënduar

Shqipëria

Aksidenti në Fier, përplasen dy automjete, policia: 10 të lënduar

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 08:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar 10 persona.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Ervis Kuçi bë me dije se në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat