Spahiu: Prokurorë të huaj, po zbardhin miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë

Shqipëria

Spahiu: Prokurorë të huaj, po zbardhin miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 19:17
Juristi Kresnik Spahiu

Juristi Kresnik Spahiu ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albanai ku tha se prokurorët e huaj janë duke zbardhur miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë që kanë përdorur aplikacionin SKY.

Këto hetime të thelluara sipas juristit kanë marrë shkak nga numri shumë i lartë I këtij aplikacioni I cili konsiderohej si i papërgjueshëm.

“Hetimet janë kryer nga oficerë të huaj dhe informacioni është gjithnjëiI rezerveuar. Nga 62 mijë përdorues të këtij aplikacioni 8 mijë janë në Shqipëri. Mjafton ky fakt që hetimi i prokurorëve të huaj të përqendrohej në Shqipëri.

Përveç kësaj Shqipëria është e reankuar lart në nivelin e korrupsionit dhe atë tëtrafikimit të drogës, këto të lidhura me shifrën e lartë të përdoruesve në SKY, ka bërë që hetuesit të jenë racional dhe më efektiv në hetimet në Shqipëri. Këto hetime do duan kohë, pasi janë rreth një miliardë mesazhe”,-tha Kreshnik Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat