Ky është 29-vjeçari shkodran i arrestuar në Kosovë, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës

Shqipëria

Ky është 29-vjeçari shkodran i arrestuar në Kosovë, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:42
Aldo Majnishta

Ky është 29-vjeçari nga Shkodra Aldo Majnishta, i arrestuar sot në Kosovë pasi ishte shpallur në kërkim si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

Policia bën me dije se si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tij.Në momentin e kapjes, ai ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare dokumentet e një shtetasi tjetër, por pas kryerjes së një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit Jan Prenga.

Gjithashtu, 29-vjeçarin Gjykata e Apelit të Shkodrës në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Si ndodhi ngjarja:

Jani Prenga baba i 3 fëmijëve u rrëmbye me 17 janar 2020 në Kamzë, disa ditë pasi ishte ndjekur e vëzhguar.

Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata të fundit mundën ta fusnin në një makinë Range Rover ngjyrë e bardhë. Automjeti me pengun brenda shkon në Golden

Resort në pronësi të Altin Hajrit, një ish i skeduar për trafik droge.

Në pamjet filmike shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat si, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej i pajetë në tokë.

Sipas gjykatës, Jan Prenga qëndron pa lëvizur nga ora 11.32 deri ne 18.12 minuta, çka konfirmon faktin se ai ka ndërruar jetë, ndonëse trupi i tij nuk është gjetur nga policia. Pas kësaj ore rrëmbyesit mbështjellin me qese e çarçaf dhe e fusin në një furgon të bardhë

Fesim Bexhdili është njeri nga personat që asgjësoi kufomën. Të nesërmen Bexhdili dhe Olsi Turja pastrojnë gjurmët e krimit në garazh.

Gjykata tha se ka krijuar bindjen se Jan Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti kishte grabitur një sasi të madhe kokaine në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogës Dritan Rexhepaj që ndodhej atëkohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruar të merrej peng babai i 3 fëmijëve.

Astrit Prenga e ktheu një sasi kokainë dhe pagoi një shumë të madhe parash, por rrëmbyesit nuk e liruan pengun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat