Sekuestrohen mbi 121 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit

Shqipëria

Sekuestrohen mbi 121 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një sasi prej 121 680 euro mijë eurosh të padeklaruara janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit.

Policia bëri me dije se operacioni për sekuestrimin e parave është rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se me një autobus po transportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit të tyre në PKK.

“Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, në pronësi të shtetasit L. N. dhe me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavanin e këtij autobusi, të kryer duke përdorur metoda bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 121 680 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në PKK, konform ligjeve në fuqi”, sqaron policia.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. N., 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, të dy banues në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat