Goditën me sende të forta të riun, dy të arrestuar në Vlorë

Shqipëria

Goditën me sende të forta të riun, dy të arrestuar në Vlorë

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta një 28 vjeçar.

Sipas policisë mësohet se të ndaluarit janë përkatësisht të moshës 40 dhe 54 vjeç, të dy banues në fshatin Nartë.

Kjo pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, një 28-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit përkatësisht 54 dhe 40, të dy banues në fshatin Nartë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali në fshat, kanë goditur me sende të forta, një 28-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat