Eksperti i njohur gjen zgjidhjen dypalëshe Itali-Shqipëri, ja për çfarë bëhet fjalë

Shqipëria

Eksperti i njohur gjen zgjidhjen dypalëshe Itali-Shqipëri, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Presidenti i shoqatës “Diaspora 91-19” gjatë një interviste u shpreh se mjafton vetëm një telefonatë për të nënëshkruar marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ai tha se të dy shtete janë gati për këtë marrëveshje dhe i kanë mbyllur procedurat burokratike, por mungon një telefonat që marrëveshja të firmoset.

“Italianët janë një popull gjestikulant, me anë të gjesteve u tha qartë, mjafton vetëm një telefonat. Ministri i Jashtëm i Italisë të thërrasë burokratin e vetë e ti thotë nxirre dosjen ta firmosim dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë të marrti homologun e tij në Itali dhe t’i thotë, zotëri i dashur kemi bërë një marrëveshje teknike hajde ta firmosim. Kaq është.

Nga informacioni që kemi ne Italia e ka mbaruar filtrin burokratik që është, ministria e punëve të jashtme para se të firmosi me shtetin fqinj, në këtë rast Shqipëria, duhet të marrë autorizimet përkatëse në ministrit siç janë ajo e punës, ajo e financave, etj. Këto Italia i ka mbaruar edhe Shqipëria është gati, mungon kjo telefonat”,-tha Esat Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat