Maturantët "sërish" para testimit, nis të hënën provimi për pranimin në Universitetin e Mjekësisë

Shqipëria

Maturantët "sërish" para testimit, nis të hënën provimi për pranimin në Universitetin e Mjekësisë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:42
Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore

Ditën e hënë pritet të nis provimi i maturantëve për pranimet pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1812 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 prej tyre.

Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Këtë vit, studentët e Mjekësisë do të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për punësim të detyrueshëm. 

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare, Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Sipas ligjit, studentët aplikantë në Mjekësi që futen këtë vit në sistem, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 5 vjeçare pas diplomimit. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat