Testi i pranimit në Universitetin e Mjekësisë, maturantët bëhen gati për të hënën

Shqipëria

Testi i pranimit në Universitetin e Mjekësisë, maturantët bëhen gati për të hënën

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 17:24
Universiteti

Maturantët që duan të studiojnë mjekësi do të testohen të hënën për 464 kuota të lira.

Lajmin e njofton në rrjetet sociale ministrja e arsimit dhe sporteve Evis Kushi.

Sipas saj, testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore. 

Në testim do të marrin pjesë 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, por fitues do të shpallen vetëm 400 prej tyre.

Ministrja Kushi ka njoftuar me këtë rast se në Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, do të pranohen edhe 30 studentë nga trojet shqiptare në Ballkan, 5  nga Kosova, 5 nga Maqedonia e Veriut, 5 nga Mali i Zi, 5 nga Presheva, 5 nga Bujanovci dhe 5 nga Medvegja.

Një student do të jetë nga grupimi i komunitetit rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar dhe 1 me statusin e jetimit. Gjithashtu do të ketë edhe 30 transferime studimesh, njofton Kushi.

Sipas ministres në total numri i kuotave të pranimit për vitin e parë do të jetë 464 studentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat