Lëndoi gruan dhe djalin e tij, më pas u mbyll në dhomë: 62-vjeçari nuk dorëzohet dhe qëllon ndaj policisë, mbërrin RENEA

Shqipëria

Lëndoi gruan dhe djalin e tij, më pas u mbyll në dhomë: 62-vjeçari nuk dorëzohet dhe qëllon ndaj policisë, mbërrin RENEA

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Ramiz Muçollari, 62-vjeç ka lënduar me mjet prerës bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas ka goditur me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në banesën e 62-vjeçarin, ku ka konstatuar se ai ishte i mbyllur në dhomë i armatasur.

Policia mësohet se ka rrethuar banesën dhe kanë marra masa sigurie, pasi Muçollari ka hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë.

Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë mbërritur edhe forcat RENEA, që në bashkëpunim me strukturat e policisë së Korçës, po mbajnë të rrethur zonën dhe po negociojnë me 62-vjeçarin  që të dorëzohet, por ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe vazhdon të qëllojë në drejtim të policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi , vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa operacioni për kapjen e tij, vijon.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat