Droga në repartin e Zall Herrit, zbardhet dëshmia e plotë e 3 ushtarakëve dhe vendimi i Gjykatës!

Shqipëria

Droga në repartin e Zall Herrit, zbardhet dëshmia e plotë e 3 ushtarakëve dhe vendimi i Gjykatës!

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Është zbardhur e plotë deklarata e ushtarakëve të cilët u lanë në burg pas zbulimit të drogës në reparti.

Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e arrestuar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.

Në dëshminë e tyre, ushtarakët Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda tregojnë se kanë kryer kontrolle në zonë më herët në lidhje të Repartit ushtarak 1060 por nuk kanë konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë.

Dosja e plotë:

Është pyetur shtetasi Erjon Hodaj, aktualisht i punësuar me detyrën e specialistit të planifikimit të punës të repartit ushtarak nr.1060 (detyrë që e ushtron që nga viti 2019). Ai ka sqaruar se kontrolli i territorit të brendshëm dhe hapësirës së gjelbër brenda këtij territori ishte detyrë e seksionit të zbulimit. Janë pyetur shtetasit Ilir Dauti dhe Besmir Rama, me detyrë secili magazinier, të cilët kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit në një rast dhe gjatë këtij rasti nuk kishin konstatuar kultivim të bimëve narkotike.

Është pyetur shtetasi Artur Jaupaj, me detyrë ushtarak pranë Repartit Ushtarak 1060, me detyrë specialist infrastrukture dhe MNZH-ja dhe shërbente në këtë repart prej vitit 2006. Ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet fizike të territorit në muajin qershor të vitit 2023 dhe gjatë këtyre kontrolleve nuk ka konstatuar bimë narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat