Detajet nga operacioni antidrogë/ Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare godasin një grup kriminal në Kurbin, 10 të shoqëruar

Shqipëria

Detajet nga operacioni antidrogë/ Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare godasin një grup kriminal në Kurbin, 10 të shoqëruar

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar na policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga operacioni i përbashkët antidrogë, teksa nga policia nuk ka ende informacion zyrtar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat