Ngacmoi seksualisht 16 vjeçaren në banesën e saj, në pranga 65-vjeçari

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht 16 vjeçaren në banesën e saj, në pranga 65-vjeçari

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Skënder Sulo, 65-vjeç është arrestuar ditën e sotme në Sarandë.

Kjo pasi, ky i fundit ka tentuar që të ngacmojë seksualisht  një 16-vjeçare në banesën e saj.

“Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Skënder Sulo, 65 vjeç”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat