Koncesioni i sterilizimit, Mirela Karabina: Dëshmi e babëzisë. SPAK t’i shkojë deri në fund hetimit

Shqipëria

Koncesioni i sterilizimit, Mirela Karabina: Dëshmi e babëzisë. SPAK t’i shkojë deri në fund hetimit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 14:32
Zëdhënësja e Partisë demokratike, Mirela Karabina

Zëdhënësja e Partisë demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat foli për koncesionin e sterilizimit dhe arrestimin e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Karabina u shpreh se kjo ngjarje është dëshmi e babëzisë e kësaj qeverise, teksa i bëri thirrje GJKKO-së dhe SPAK-u për hetimin e plotë të kësaj afere korruptive.

Deklarata e plotë e Karabinës:

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ditën e djeshme lëshoi 8 urdhër – arreste për politikanë dhe zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion me akuzën: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentacioni dhe mashtrim, veprime të kryera gjatë procedurës së dhënies me koncesion të sterilizimit të pajisjeve kirugjikale.

Tashmë publiku po sheh qartë se korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i fondeve publikë është kthyer në një fenomen të qeverisë Rama, pasi zinxhiri i përfshirjes është në gjithë qelizat e qeverisjes dhe shtetit.

Hetimi i thelluar profesional i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dëshmon katërcipërisht atë që Partia Demokratike dhe kryetari i saj z. Lulzim Basha kanë kanë denoncuar që më 2016-ën mbi korrupsionin dhe mashtrimin në lidhje me këtë koncesion, ku biznesmeni Ilir Rrapaj me 8 mijë euro kapital mori 83 milionë euro tender të koncesionit të sterilizmit.

Kontrata e Partneritetit-Publik-Privat në këtë koncesion parashikon sterilizim të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe. Dhe për një set kirugjikal, koncensionari në Shqipëri paguhet plot 190 euro,krahasuar me 0.8 euro në Gjermani apo 3 euro në Turqi.
E gjitha kjo është dëshmi e babëzizë së pamasë të kësaj qeverie dhe e korrupsionit të thellë i cili ka vënë në lojë dhe rrezik shëndetin e qyetarëve.

Partia Demokratike jo vetëm e ka denoncuar por dhe e ka kallëzuar penalisht në SPAK koncensionin korruptiv të sterilizimit, hetimet e të cilit po dëshmojnë këtë abuzim galopant të Ministrisë së Shëndetësisë, sikundër edhe abuzimin historik me vjedhjen e fondeve publike ne shëndetësi përmes Check-up (kontroll).

Partia Demkratike përshëndet institucionet SPAK dhe GJKKO për këtë aksion kombëtar të vënies para drejtësisë të politikanëve e zyrtarëve të lartë dhe klientëve të tyre si shkelës të ligjit por, gjithashtu, i inkurajon këto institucione t’i shkojnë deri në fund hetimit, deri tek burimi i kësaj skeme korruptive e rrënuese për interesin publik, tek Edi Rama (Kryeminstër), IlirBeqja (ish-Ministër i Shëndetësisë) dhe Ogerta Manasterliu (Ministër i Shëndetësisë).

Partia Demokratike mbështet dhe do të mbështesë dhe në të ardhmen pa asnjë rezevervë SPAK dhe GJKKO për hetimin e plotë të kesaj afere korruptive dhe të tjerave në sektorin e shëndetësisë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Qyetarët shqiptarë meritojnë të kenë drejtësi ku përmes kontrollit dhe balancës institucionet përkatëse të çojnë para përpegjegjesisë këdo që abuzon me ligjin në kurriz të shëndetit të qytetarëve, qoftë ky dhe kryeministër apo president i vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat