Ndezën zjarr për të djegur shkurret, por dogjën një sipërfaqe të madhe toke, dy të proceduar në Elbasan

Shqipëria

Ndezën zjarr për të djegur shkurret, por dogjën një sipërfaqe të madhe toke, dy të proceduar në Elbasan

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 11:33
Zjarri

Dy persona po procedohen në gjendje të lirë pasi kanë ndezur zjarr dhe për pasojë kanë djegur një sipërfaqe të madhe toke në Elbasan.

Uniformat blu bëjnë me dije se të procedurat janë shtetasit me iniciale Q.M., 63-vjeç , banues në fshatin Samurr dhe shtetasi me iniciale N.K., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Goditen 2 raste të zjarrvënies.

Ndezën zjarr në tokat e tyre, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën siperfaqe të mëdha toke, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, bashkë me shërbimet e tjera mbështetëse, pas njoftimit të marrë për 2 raste të zjarrvënieve, u bë i mundur identifikimi dhe procedimi penal i 2 autorëve.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

Q. M., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Samurr, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre;

-N. K., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre.

Drejtoria Vendore 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat