Paketë ndëshkimesh për ndotësit/ Rama paralajmëron masa të reja

Shqipëria

Paketë ndëshkimesh për ndotësit/ Rama paralajmëron masa të reja

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:43
Edi Rama

Të gjithë ata që do të ndotin ambientet publike do të përballen me masa të reja ndëshkimore duke filluar nga fillim viti i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale ku thotë se nuk do të lejojnë që sjellja e një pakice të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike.

Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillim vitin e ardhshëm- bën të ditur kreu i qeverisë.

Me qëllim sensibilizimin e qytetarëve, policia e shtetit ndërmori disa aksione në disa akse rrugore duke ndalur automjetet, shoferët e të cilëve kishin hedhur mbeturina gjatë rrugës që përshkonin. 

Gjatë këtij sezoni turistik, imazhi që janë përballuar turistët në disa qytete bregdetare nuk ka qenë aspak i mirë, me kosha të tej-mbushur dhe mbeturina të hedhura në rrugë. Më problematike situata paraqitet në Sarandë, ku turistët e huaj nuk e kanë fshehur zhgënjimin për situatën me mbetjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat