U konfliktua me pasagjerët në avion, arrestohet i riu i dehur: Kundërshtoi edhe punonjësit e policisë

Shqipëria

U konfliktua me pasagjerët në avion, arrestohet i riu i dehur: Kundërshtoi edhe punonjësit e policisë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar i cili ishte në gjendje në dehur është arrestuar nga policia në Rinas, pasi shqetësoi pasagjerët në avion dhe më pas u konfliktua me ta.

Gjatë shoqërimit, i riu ka kundërshtuar me dhunë edhe efektivët e policisë.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos e shoqëruar, pasi në gjendje të dehur, shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi, 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion. Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat