Cilën PD do të regjistrojë në KQZ? Zgjedhjet në Kukës, Celibashi i qëndron vendimit për Bashën

Shqipëria

Cilën PD do të regjistrojë në KQZ? Zgjedhjet në Kukës, Celibashi i qëndron vendimit për Bashën

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 13:38
Ilirjan Celibashi

Lulzim Basha dërgoi në KQZ përfaqësuesin e tij në mes të gushtit, për tu ankuar se Berisha dhe Meta po i merrnin komisionerët për zgjedhjet e parakohshme në Kukës.

Një tjetër shenjë se demokratët do të shkojnë përsëri të përcarë, si në 14 maj në betejën për këtë bastion që gjatë është kontrolluar prej tyre.

Por ndryshe nga 14 majit, demokratët nuk janë të ndarë vetëm mes Bashës e Berishës. Tani një pol i tretë, ai i Gazmend Bardhit nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.

Të treja pjesët blu do të përplasen në 1 shtator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kur PD do të kërkojë të regjistrohet si garuese për 24 shtatorin e Kuksit.

Ilirjan Celibashi të të jetë sërish gjyqtari i sherrit të demokratëve.

Por kreu i KQZ-së nuk është penduar që në 14 maj njohu si kryetar të PD-së, Bashën, edhe pse KAS-i ja rrëzoi dhe njohu Alibeajn drejtues. Vendim të cilin është i gatshëm ta marrë prapë nëse do të kthehej pas.

Kukësi do të zgjedhjë një kryetar të ri në 24 shtator, pasi socialisti Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual dhe u shkarkua nga qeveria./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat