Zjarret e qëllimshme në vend, Balla: Zjarrvënia vepër e rëndë penale, dënohet deri në 15 vite heqje lirie

Shqipëria

Zjarret e qëllimshme në vend, Balla: Zjarrvënia vepër e rëndë penale, dënohet deri në 15 vite heqje lirie

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 20:57
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur Policinë e Shtetit e cila ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një masivi pyjor në malin Partizan në Berat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla është shprehur se zjarrvënia cilësohet vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në 15 vite heqje lirie.

“Dje u bënë publike në mediat kombëtare pamjet e momentit kur dy persona i vendosin zjarrin në mënyrë të qëllimshme një masivi pyjor në malin Partizan. Sot Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dy zjarrvënësit, t’i arrestojë dhe po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike.

KUJTESË! Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat