Peleshi: Shuhet vatra e zjarrit në Laç

Shqipëria

Peleshi: Shuhet vatra e zjarrit në Laç

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 18:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se kanë arritur shuarjen përfundimtare të vatrave aktive të zjarrit në fshatin Delbnisht, në Njësinë Administrative Milot, bashkia Kurbin.

Ai ka shkruar se situata është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe zjarrfikësit.

“Në kurorën e qytetit të Laçit, afër Kishës së Shën Antonit, aty ku situata ishte tejet kritike qe prej ditës së djeshme, vatrat e zjarrit janë shuar përfundimisht. Momentalisht, situata është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit e zjarrfikëses dhe shërbimit pyjor”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se “në fshatin Treblovë, në bashkinë e Selenicës të qarkut Vlorë, zjarri është arritur të shuhet plotësisht, Falë ndërhyrjes në kohë me helikopter u bë e mundur shpëtimi i 4 shtëpive”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat