Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja”, një polic i plagosur

Shqipëria

Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja”, një polic i plagosur

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një motori i forcave “Shqiponja” është aksidentuar në qytetin e Sarandës, e për pasojë ka mbetur i lënduar një polic.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në zonën e quajtur Qafë Gjashë. Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.

Efektivi i policisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Ndërsa mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task – Forcës të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë, të personave që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat