Fëmijët polakë lënë urgjencën e Vlorës, gjendja nga helmimi e përmirësuar

Shqipëria

Fëmijët polakë lënë urgjencën e Vlorës, gjendja nga helmimi e përmirësuar

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Gjendja shëndetësore e fëmijëve në urgjencë, është stabilizuar.

Me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë.

Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistikë. Nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijët që ishin në gjendje më të mirë mbrëmë.

Ndërsa pjesa tjetër do ta lërë urgjencën këtë mëngjes, gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat