​Shuhen 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëria

​Shuhen 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë aktivizuan vatra të shumta zjarri.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot (e shtunë) se 10 vatra zjarri janë shuar në të gjithë vendin në 24 orët e fundit.

Për shuarjen e vatrave të zjarrit, Rama tha se janë angazhuar 100 efektivëve të Forcave të Armatosura.

“Falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

10 vatra zjarri janë shuar me përkushtim e profesionalizëm të lartë, duke shmangur dëme të mëdha në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit” , bëri të ditur kryeministri, raportoi ATSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat