Digjen 8 hektarë pyje, neutralizohet zjarri në Krastë të Krujës

Shqipëria

Digjen 8 hektarë pyje, neutralizohet zjarri në Krastë të Krujës

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Në Krastë të Krujës është bërë i mundur neutralizimi dhe shuarja e vatrës aktive të zjarrit.

Sipas informacioneve mësohet se zjarri i rënë nga mbrëmja e së shtunës i cili deri mesditën e kësaj të dielë ka djegur 8 hektarë pyje është neutralizuar dhe vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse pavarësisht terrenit të vështirë.

Ndërkaq në lidhje me këto zjarre deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar.

Ndërkaq kjo është një zonë që është përfshirë disa herë nga zjarret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat