Zjarri në pyllin e Sodës/ Forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët, situata po monitorohet me kujdes

Shqipëria

Zjarri në pyllin e Sodës/ Forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët, situata po monitorohet me kujdes

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Pas një situatë problematike në pyllin e Sodës, situata tanimë është më e qetë falë ndërhyrjes së zjarrfikëses, raporton gazetari i ABC News, Elton Nika.

Situata nëse nuk do të ndërhyhej mund të precipitonte dhe mund të shkonte me keq.

Për fat të mirë tanimë nuk ka rrezik për banesat pranë zonës, por situata mbeten në monitorim të kujdesshëm.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, fillimisht do të synohet shuarja e vatrës së zjarrit dhe më pas do të nisë hetimi për personat që i kanë vendosur këtë zjarr.

Do të ketë një hetim nga policia e Vlorës, dhe shpresohet se ata që kanë vënë zjarrin në pyllin e Sodës do të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat