Aksident në Elbasan, vdes 58-vjeçarja dhe lëndohen tre të tjerë

Shqipëria

Aksident në Elbasan, vdes 58-vjeçarja dhe lëndohen tre të tjerë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një 58-vjeçareje dhe lëndimin e tre të tjerëve ka ndodhur gjatë natës në autostradën Elbasan-Tiranë.

Autoritetet thonë se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa shkak është bërë një 60-vjeçar, i cili sipas hetimeve paraprake rezulton se drejtonte mjetin në efektin e pijeve alkoolike.

Të gjithë ta lënduarit po udhëtonin në automjetin, i cili u përplasur nga shoferi i alkoolizuar.

Pas aksidentit shoferi është arrestuar dhe po merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat