Vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e autores së dyshuar: Amanda ishte e alkoolizuar, veprova për vetëmbrojtje

Shqipëria

Vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e autores së dyshuar: Amanda ishte e alkoolizuar, veprova për vetëmbrojtje

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 09:46
Amanda dhe Marsela Pushani

Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

 Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonin që të linte alkoolin.

Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste. Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

E arrestuara është me profesion mësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat