Gomonia rrezikonte të fundosej, shpëtohen dy qytetarë në gjirin e Durrësit

Shqipëria

Gomonia rrezikonte të fundosej, shpëtohen dy qytetarë në gjirin e Durrësit

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një gomone, me të cilën po lundronin dy turistë, ka rrezikuar fundosjen këtë mëngjes në gjirin e Durrësit.

Mjeti lundrues ka pësuar defekt në det. Rreth orës 04:00 shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar gomonen, ndërsa dy shtetasit kanë kërkuar ndihmë.

Ata janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë që është tërhequr drejt portit edhe mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat