Lulzim Basha reagon pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD

Shqipëria

Lulzim Basha reagon pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 18:17
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me një mesazh pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD. Me anë të një postimi në Facebook, Basha thotë se ‘Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre’.

“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku”
, shkruan Basha ne Facebook.

Kujtojme qe ditën e djeshme, Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi ndryshimet në statut e PD-së, duke i hapur rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, post të cilin e mori kryetari Lulzim Basha, duke larguar kështu Gazment Bardhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat