“Llogje Kavaje”, plas debati Salianji-Zogaj në emision: Po provokon!

Shqipëria

“Llogje Kavaje”, plas debati Salianji-Zogaj në emision: Po provokon!

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:37
Preç Zogaj, Ervin Salianji

Këtë të martë në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua në lidhje me bashkimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Të ftuar në studio kanë qenë deputeti Ervin Salianji dhe analisti Preç Zogaj. Ata janë përfshirë në një debat kur analisti Zogaj e pyeti Salianjin se kush është kryetari i tij i partisë.

Pasi Salianji tha se kryetarin e opozitës nuk e përcakton Rama, por vota, Zogaj u përgjigj duke thënë “llogje Kavaje”. Kjo shprehje nuk i pëlqeu Salianjit duke i kërkuar të mos e përdor sepse fyen një qytet të tërë.

Preç Zogaj: Rreth kujt të bashkoheni?

Ervin Salianji: Rreth idesë. Do të bashkohen rreth qëllimit të përbashkët për të rrëzuar qeverinë.

Preç Zogaj: Kjo është retorikë mor.

Ervin Salianji: Politika me retorikë bëhet mor, çfarë të bëj, të nxjerr shpatat?

Preç Zogaj: Ore kë ke kryetar partie?

Ervin Salianji: Po çfarë të duhet ty kë kam kryetar partie?

Preç Zogaj: Ore Blendi bëhet diskutim ky.

Ervin Salianji: Kryetarin e opozitës në Shqipëri nuk e përcakton dot Edi Rama e përcakton vota.

Preç Zogaj: Kjo është llogje Kavaje.

Ervin Salianji: Po prit mo prit. Mos fyej një qytet të tërë se mund të të thonë ndonjë gjë tjetër tani.

Preç Zogaj: Llogje tani, mos fol pra llogje. Llogje Kavaje është shprehje.

Ervin Salianji: Mos të të them ndonjë gjë tjetër se unë nuk po të fyej. Tani po të them një gjë në mënyrë të drejtpërdrejtë se ke disa herë që po provokon.

Preç Zogaj: Thuaj mor çfarë të duash ti.

Ervin Salianji: Fyen një komunitet të tërë. Llogje Kavaje thua, çfarë është kjo?

Preç Zogaj: Është shprehje.

Ervin Salianji: Është pezhorative dhe mos përdor se edhe këtu ke një shqetësim se ka fituar dikush aty.

Preç Zogaj: Për Kavajën kemi kontribuar ne për të fituar. A e pranon apo jo? A ka kontribuar familja ime për Kavajën?

Ervin Salianji: Po mor po dhe e vlerësoj atë familjen, por familja politike që përfaqëson ka qenë kundra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat