Fiket zjarri në Lushnje, Balla: Mirënjohje për punën të gjithë strukturave për izolimin e zjarrit që kërcënoi deri banesat e banorëve

Shqipëria

Fiket zjarri në Lushnje, Balla: Mirënjohje për punën të gjithë strukturave për izolimin e zjarrit që kërcënoi deri banesat e banorëve

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:24
Zjarri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar punën e pandalshme të gjithë strukturave deri në izolimin e zjarrit që kërcënoi deri banesat e banorëve të fshatit Zhamë.

“Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjesin e sotëm”, shkruan ministri në rrjete sociale.

Ministri Balla ishte vetë mbrëmjen e kaluar në orët e vona për të parë nga afër masat dhe angazhimin e autoriteteve.

Për shuarjen e flakëve kanë punuar për shumë orë forca zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Beratit, Roskovecit, Rrogozhinës, Peqinit, kompanisë “Albpetrol”, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë Lushnje, zjarri në Zhamë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat